Ambasada amerikane: Shqipëria po ushtron vigjilencë në mbrojtje të rrjeteve të saj

Ambasada amerikane: Shqipëria po ushtron vigjilencë në mbrojtje

Ambasada amerikane shprehet pro rrjetit 5 G por kërkon të bëhet kujdes me përzgjedhjen e kompanive.

Përmes një postimi në facebook ambasada amerikane nënvizon deklaratën e bërë pak ditë më parë nga e ngarkuara me punë, a.i. Leyla Moses-Ones ë Konferencën “Politika e Sh.B.A. në Ballkanin Perëndimor”

“Shqipëria tashmë po bën gjënë e duhur duke ushtruar vigjilencë në mbrojtje të rrjeteve të saj. Edhe një herë, disa gjëra në Shqipëri thjesht nuk janë për shitje”

Ndërkohë tërheq vëmendjen për median që ti kushtojnë rëndësi fakteve.  

“Faktet kanë rëndësi. “Gazetaria” shkel e shko dhe çorientuese, që synon të shtrembërojë politikën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për rrjetin 5G, nuk e ndryshon të vërtetën. Faktet janë këto: Shtetet e Bashkuara e mbështesin qasjen e matur dhe të përgjegjshme të Shqipërisë për rrjetin 5G. E Ngarkuara me Punë, a.i. Leyla Moses-Ones e tha këtë javën e kaluar në Konferencën “Politika e Sh.B.A. në Ballkanin Perëndimor”: “Shqipëria tashmë po bën gjënë e duhur duke ushtruar vigjilencë në mbrojtje të rrjeteve të saj. Edhe një herë, disa gjëra në Shqipëri thjesht nuk janë për shitje”


EMISIONET