Lot gëzimi në familjen Berisha, Alvini bashkohet me babain dhe dy motrat në Itali

Alvin Berisha mbërrin në Itali.  11-vjeçari me origjinë shqiptare u transferua drejt Romës, me një fluturim të planifikuar nga Alitalia (AZ 827) mëngjesin e 8 nentorit 2019.

Ai mbërriti nga Beiruti pas orës 07:00 në aeroportin e Romës Fiumicino, ku u prit nga babai dhe dy motrat.

"Gëzim i jashtëzakonshëm që mundëm të sjellim vogëlushin Alvin përsëri në Itali, në krahët e familjes së tij. Duhet të punojmë më shumë për fëmijët e tjerë në Al-Hol dhe në fusha të tjera në Siri. Është një situatë komplekse, por nëse ekziston vullnet politik, mund të bëhet ” shkruan Presidenti i Kryqit të Kuq italian, Francesco Rocca.

Në moshën 6 vjeçare, në dhjetor të 2014, Alvin Berisha fluturoi drejt Sirisë me të ëmën që donte ti bashkohej ISIS.

Vogëlushi shqiptar, nëna e të cilit do të vdiste në një shpërthim së bashku me bashkëshortin e ri dhe djalin që kishin së bashku, do të përfundonte më pas në kampin e refugjatëve Al Hol, në veri-lindje të Sirisë,  atje dhe ku u gjet.

U desh një operacion i mirëorganizuar nga autoritetet italiane dhe shqiptare si dhe organizatat humanitare, kryqi i Kuq dhe Gjysme Hena e Kuqe për të bërë të mundur nxjerrjen e tij nga kampi dhe bashkimin e Alvinit me familjen e tij.

"Pjesa më e vështirë ishte se nuk duhej të merrej vesh që po e linte kampin pasi ka ende prezecë radikale. Patëm fat për identifikimin e Alvin pasi patëm foto me cilësi të lartë, pavarësisht kësaj ndërtuam një identikit të tij me të gjitha tiparet e fytyrës si mund të dukej pas 5 vitesh. I ati Afrim Berisha më pas konfirmoi se ishte Alvin" tha Giuseppe Spina drejtor i Scip ne konferencen e perbashket me ministrin Lleshaj qe u mbajt në aeroportin e Fiumicinos.

Ministri i Brendshem Sander Lleshaj deklaroi: Alvini i shpëtoi ferrit, operacioni mori vëmendjen e Ramës dhe Contes

I pyetur nga gazetarja e Ora News Alba Kepi u shpreh: Ne mund të organizojmë dhe çdo javë një konferencë të përbashkët shtypi me Italinë, për të treguar se çfarë bashkëpunimi ndodh mes dy vendeve, në fusha të tjera dhe në nivelin policor flas. Ky është një rast i veçantë, i cili ka marrë një vëmendje super të veçantë publike dhe është shumë i rëndësishëm. Bashkëpunimi ynë me Italinë për këto kushte ka nisur që në momentin zero të kësaj çështjeje, pra që në ditën kur autoritetet shqiptare, ambasada shqiptare i është drejtuar zyrtarisht me një kërkesë Kryqit të Kuq ndërkombëtar dhe Gjysmëhënës së Kuqe të Sirisë për asistencë në zgjidhjen e këtij problemi shumë të rëndësishëm. Dhe që nga ajo ditë, ka qenë data 25 tetor, deri më sot, ka vazhduar së bashku operacioni i të dy palëve. Dhe në të gjithë këto hapa kemi qenë bashkë. Unë nuk dua të bëj diferenca se kush ka bërë çfarë, por ky ka qenë një operacion ku sikur edhe njëri nga aktorët të mos, ai nuk finalizohej me sukses. Por për fat të gjithë kanë funksionuar së bashku në mënyrë perfekte pa asnjë problem, pa asnjë vështirësi dhe u mundësua që operacioni të finalizohej me këtë sukses kaq të mirëpritur. Pra këtu s’ka mundësi të bëj diferencim mes aktorëve" 


Tashmë sfidë për shtetin shqiptar mbetet kthimi i rreth 28 fëmijëve të tjerë shqiptarë që gjenden në kamp.

Biseda e Alvin në telefon me të atin: Mami vishet si ninxha

Rruga u hap, Apeli: Të shpëtojmë fëmijët e tjerë jetimë si Alvin nga kampi Al-Hole


EMISIONET