Alternativë luksi te Napoli, agjenti i Hysaj: Nisim tratativat me Chelsea-n

Alternativë luksi te Napoli, agjenti i Hysaj: Nisim tratativat me Chelsea-n

Elseid Hysaj gjithnjë e më pranë Chelsea.

Mbrojtësi shqiptar duket se e ka humbur vendin në formacionin titullar te Napoli dhe kërkon një eksperiencë të re larg Italisë. Një gjë e tillë është konfirmuar dhe nga agjenti i tij, Mario Giuffredi, i cili për "Radio Crc" nuk e ka përjashtuar nisjen e negociatave me Chelsean në janar.

"Unë nuk mund të përjashtoj një rifillim të bisedimeve me Chelsean në janar. Ne e dimë se ka pasur kontakte në verë për shkak se Sarri e donte atë, dhe ne gjithashtu e dimë se Davide Zappacosta nuk është i parapëlqyer nga trajneri. Do të shohim se si shkon, çdo gjë mund të ndodhë. Trajneri Ancelotti me të vërtetë e vlerëson lojtarin. Ai nuk ka luajtur aq shumë në Ligën e Kampionëve për arsye thjesht taktike. Ancelotti është një trajner i shkëlqyer sepse ai e di se si ta përshtasë formimin ose taktikën bazuar në kundërshtarin. Te Napoli ka thjeshtë një rotacion. Nuk është e saktë të thuhet se Hysaj ka humbur vendin e tij. Vetëm duket e paarsyeshme, sepse në sezonet e fundit ai ishte futbollist bazë te jugorët"-përfundoi Giuffredi. 

Shkodrani është kthyer në një objektiv të Chelsea prej kohësh, por oferta e ulët duket se është bërë pengesë e kalimit të tij në gadishull.

EMISIONET