Alonso "ngre" kokë: McLaren ka shumë punë përpara, gara e Australisë një gënjeshtër

Alonso "ngre" kokë: McLaren ka shumë punë përpara,

Vendi i pestë në garën e Australisë nuk e ka kënaqur pilotin e McLaren, Fernando Alonso, që në një intervistë për mediat spanjolle ka theksuar se ky pozicion erdhi eshtë për shkak të gabimeve që kryen Verstappen, Haas, Bottas dhe Sainz.

Sipas tij, në kushte normale, këto pesë makina do ta prisnin finishin përpara spanjollit.

"Ne po bëjmë një punë të shkëlqyer pasi dhe makina ka një potencial të kënaqshëm. Australia ishte vetëm gara e parë, ku përdorëm motorrin e ri, por shpresoj që në të ardhmen të jemi më të shpejtë. Shpresoj që në të ardhmen McLaren  të rivalizoj me rivalizoj me skuderi mbi mesataren, si Red Bull përshembull.

"Aktualisht, Mercedes, Ferrari dhe Red Bull janë para nesh, por McLaren është i gatshëm të bashkohet me atë grup dhe në dy garat e ardhshme shpresoj që të konkurojmë me ta.

"Në Bahrein do të shohim një tjetër hap përpara. Bashkëpunimi midis McLaren dhe Renault nuk është ende 100% dhe në garat e ardhshme ne do të shohim gjithnjë e më shumë potencialin e makinës."-përfundoj ish-piloti i Ferrarit, Alonso.

EMISIONET