E ftuar në “360gradë” nga RTV Ora, politikania Alma Lama u shpreh se presidenti Thaçi duhet të japë dorëheqjen, pasi nuk ka legjitimitet.

Alma Lama: Padyshim që Thaçi duhet të japë dorëheqjen, ka humbur legjitimitetin për hir të interesit kombëtar sepse nuk duhet që Kosova të akuzohet kur akuzohet ai. Të gjithë eksponentët e tjerë që janë në listën e gjykatës speciale duhet të japin dorëheqjen. Është ndryshe të jesh president dhe ndryshe kur je individ. Këtë ta bëjë edhe për të mbrojtur UÇK-në.


/Ora News.tv/