Allegri pranë largimit, Juventus përpilon listën e zëvendësuesve

Allegri pranë largimit, Juventus përpilon listën e

Eliminimi nga Champions League duket se ka bindur drejtuesit e Juventusit për të bërë një ndryshim rrënjësorë në organikë, ndryshim që pritet të nis që nga stoli.

Massimiliano Allegri mund të largohet në fund të sezonit dhe e përditshmja italiane që është pranë skuadrës bardhezi, "Tuttosport" ka përpiluar një listë me 5 emra për stolin e torinezëve.

Kandidati i tyre i preferuar është trajneri i Lazio-s, Simone Inzaghi, i cili me bardhekaltërit po kalon një sezon fantastik dhe është shumë pranë zonës që të dërgon në Champions League vitin e ardhshëm, pavarësisht se ka një buxhet më të ulët sesa Inter, Milan dhe Roma.

Gjithashtu, po monitorohet situata e Zinedine Zidane, pasi e ardhmja e tij ka të ngjarë të varet nga gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve të Real Madridit me Bayern Munich.

Ka edhe emra surprizë, duke përfshirë Massimo Carrera, ish-ndihmës i Antonio Conte në Torino dhe fitues i Premier Ligës ruse në "timonin" e Spartak Moskës.

Në listë është dhe trajneri i kombëtares franceze, Didier Deschamps, ndërsa edhe trajneri i Zenit St Petersburg, Roberto Mancini është një kandidaturë që pëlqehet.

EMISIONET