Allegri nuk duron më, gati revolucioni tek Juventus

Allegri nuk duron më, gati revolucioni tek Juventus

Sezoni nuk ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme për Juventusin, por trajneri Allegri ka ende kohë për të ndryshuar fytyrën e ekipit kampion të Italisë dhe për këtë arsye ka gati skemën e re për të rikthyer bardhezinjt aty ku i takon.

Kjo konfirmohet edhe nga ndryshimet që ai ka bërë vitet e fundit me skemën e lojës, duke kaluar nga 3-5-2, në 4-3-1-2, 4-2-3-1 dhe në fund 4-3-3. Por tashmë është koha për një skemë të re, që do të vërë më shumë në pah karakteristikat e lojtarëve aktuale dhe duke patur një Juventus më agresiv në fushë.

Skema e re që trajneri Max Allegri ka gati është ajo 3-4-3, duke patur një ekip më agresiv përpara, duke parë potencialin e repartit të avancuar. Kjo skemë (3-4-3) duket se i jep ekuilibrat e duhur skuadrës, si në repartin e mbrojtës ashtu dhe atë sulmues, duke u dhënë mundësi lojtarëve të japin maksimumin në fushë. Mbrojtja me 4 lojtarë këtë sezon ka qenë një eksperiment i dështuar, pasi shpesh Juventus ka pësuar gola dhe nuk ka mundur të fitojë, sidomos pas largimit të Bonucci. Me skemën e re, Juventusi duket më i “mbrojtur” nga mesfushorët, që kanë mundësi të kthehen pas e të ndihmojnë mbrojtjen.

 /ATA/


EMISIONET