Allegri i bindur:Ronaldo, gati për Ajaksin

Allegri i bindur:Ronaldo, gati për Ajaksin

Cristiano Ronaldo pritet të rikthehet nga dëmtimi për ndeshjen e 10 Prillit ku Juventus do të luajë kundër Ajaksit.

Gjatë një deklaratë për shtyp ditën e premte trajneri Massimiliano Allegri shprehu me bindje se “luzitani” do të jetë gati për sfidën e Champions-it, por nuk do të luajë të shtunën ndaj Milanit.

“Ronaldo është më mirë.Të shtunën nuk do të grumbullohet kundër Milanit, por me të gjitha gjasat do të jetë në fushë kundër Ajaksit”-tha 51 vjecari.

Ronaldo këtë sezon ka shënuar 23 gola në 36 ndeshje në të gjitha kompeticionet për italianët.

Allegri dha një mendim për dy sfidat e ardhshme, ku sipas tij do të jenë decisive për fatet e sezonit.

“Të shtunën duam të mbyllim kapitullin e kampionatit.Përsa i përket Champions-it Ajaksi është një skuadër që nuk duhet nënvletësuar”, përfundoi fjalën e tij.

Aktualisht Juventusi gjendet 18 pikë avantazh ndaj Napolit dhe një fitore kundër Milanit do t’i shpallte matematikisht kampion për të tetin vit radhazi.

EMISIONET