Aliti firmos tek Kalmari, mbrojtësi "thumbon" rivalët e Skënderbeut: Jeni krenarë

Aliti firmos tek Kalmari, mbrojtësi "thumbon" rivalët e

Fidan Aliti hodhi një hap të madh në karrierën e tij duke nënshkruar në Suedi me Kalmar-in. Mbrojtësi i qendrës, ka nënshkruar një kontratë për katër vitet e ardhshme, ndërsa zbuloi se për të kishte ofertë edhe nga Malmo, ish-ekipi i Ibrahimovic.  

Nga ky operacion, Skënderbeu arkëtoi 150 mijë euro, ndërsa zotëron edhe 25 % të kartonit të tij. Aliti u shfaq i emocionuar për transferimin në Suedi, ndërsa zbuloi se do të jap maksimumin për këtë fanellë.

Eshtë gjithçka shumë bukur dhe jam gati. I lumtur që ndodhem këtu dhe që Kalmari më donte. Mezi pres të bashkohem me shokët e skuadrës. Dua të falënderoj edhe drejtorin sportiv dhe trajnerin e Kalmarit që më besuan mua. Unë vetë mendoj se unë kam cilësitë më të mira si një qendërmbrojtës”, tha kosovari.

Duke falenderuar klubin e Skënderbeut, 25-vjeçari u kujtoj futbollistëve bardhekuq se duhet të jenë krenar që janë pjesë e këtij ekipi.

Dua t’ju falënderoj nga zemra! Presidentin, stafin dhe të gjithë lojtarët. Kam kaluar një kohë shumë të mirë te Skënderbeu, jo vetëm në fushën e futbollit, por edhe jashtë saj. Të gjitha që i kemi arritur ne (ju vitet më përpara), nuk ka për t’i arritur asnjë klub shqiptar, kështu që të jeni krenarë që jeni pjesë e Skënderbeut, edhe pse për momentin është një situatë jo e lehtë. Ju do jeni gjithmonë në zemrën time dhe ishallah ju shoh sa më lart, të gjithëve”,  u shpreh Aliti.

EMISIONET