Alisson zgjedh mes Real Madrid dhe Liverpool, portieri brazilian preferon...

Alisson zgjedh mes Real Madrid dhe Liverpool, portieri brazilian preferon...

Përvec finales së Ligës së Kampioneve, Real Madrid dhe Liverpool duhet të ndajnë një tjetër "finale". Dy klubet e mëdha europiane janë në garë për shërbimet e portierit të Romës, Alisson Becker.

Duket se portieri i Brazilit e ka ndarë mendjen se me kë ekip do të vazhdojë të ardhmen e tij.

Ka zgjedhur Realin e Madridit dhe jo Liverpool-in. Kjo është ajo që raporton së fundmi e përditshmja spanjolle “Marca”.

Roma vazhdon të qëndrojë ende te çmimi 70 milionë euro ndërsa aktualisht Perez është duke ofruar vetëm 50 milionë. Ai shpreson se drejtuesit e ekipeve do takohen dhe do të bien dakord për vlerën 60 milionë.

EMISIONET