Alisson Becker e ka vendosur të ardhmen e tij

Alisson Becker e ka vendosur të ardhmen e tij

E ardhmja e Alisson Becker do të jetë tek Reali i Madridit.

Sipas prestigjozes spanjolle "Marca" portieri brazilian do të zgjedh kryeqytetin spanjoll për të nisur karrierën e tij futbollistike, nëse ky i fundit do të largohet nga Roma.

Një lajm që sipas spanjolles do të lë "në hije" interesimin e gjigandëve të Premier League, Liverpool e Chelsea që gjithashtu janë të interesuar për shërbimet e yllit 25 vjeçar.

Kartoni i Alisson vlerësohet rreth 90 milionë euro nga drejtuesit verdhekuq, ndërkohë që nuk pritet të dorëzohen lehtë, duke parë se ai do të jetë një element kyç për Brazilin në Rusi 2018.

EMISIONET