Gazetari Anton Abilekaj i ftuar në “Arena” nga Dritan Hila në Ora News, tha se qeveria ka marrë pjesë në heqjen e dënimit për Dritan Dajtin dhe dënimin e tij me 25 vite burg.

Pjesë nga biseda: 

Alibeaj: Gazetarët e kronikës, Anila Hoxhaj dhe Flamur Vezaj, që gjyqi do ndodhë kështu. Po vonohet sepse do ndodhë kjo dhe ministrja nuk e dinte? Nuk ka asnjë argument ta shfajësojë qeverinë. Edhe sikur gjyqtarët të ishin të shitur, të Bashës apo të Berishës, nuk ka asnjë argument që qeveria të dalë e pafajshme. Ky është një lirim i paralajmëruar ku qeveria ka marrë pjesë. E gjendur përballë një reagimi të opinionit publik të pakontrolluar dhe kjo duhet përshëndetur, pas tre ditësh, reagoi pse ndodhi kjo. Përsëri gabuan duke thënë që KLP-ja të marrë masa, ndërkohë që ajo nuk mund të marrë asnjë masë pa pasur një dosje.


/Ora News.tv/