Sekretari për Marrëdhëniet me Shoqërinë Civile dhe Median, Alfred Peza tregoi në studion e lajmeve të Ora Neës detaje nga puna që vijon pas mbajtjes së Kongresit. Peza tha se së shpejti do të mblidhet Asambleja e re e PS për të konfirmuar kryesinë apo sekretariatin. Peza tha se ky ishte një “kongres zgjedhor” që i paraprinë zgjedhjeve të qershorit të vitit 2021.

Alfred Peza: Pas Kongresit të PS ku u zgjodh Asambleja e re, ajo do të mblidhet brenda këtyre ditëve. Nga asambleja e re kalohet te procedurat e reja që kanë të bëjnë me zgjedhjen apo konfirmimin e kryesisë apo sekretariatit. Ky Kongres e kishte emërtimin “Kongres zgjedhor”, sepse ka nisur me zgjedhjet e reja brenda PS. Për herë të parë drejtimi i këtyre organizatave do të bëhet mes një zonje dhe një zotërie. Më pas ka vazhduar me hallkat e tjera në PS. Po bëhemi gati për zgjedhjet e qershorit të vitit 2021.

Ai foli dhe për ligjin e dekriminalizimit, që tashmë do të zbatohet edhe brenda rradhëve të PS. Peza tha se Partia Socialiste ka reaguar më shumë se çdo subjekt tjetër politik për këtë çështje.

Alfred Peza: PS ka reaguar më mirë se çdo parti tjetër politike. Një nga filtrat e saj më të rëndësishëm është zbatimi brenda saj të ligji të dekriminalizimit. Në asnjë rast, PS, për çdo individ brenda radhëve të saj që nuk e kaluar testin, ka qenë përgjegjësi personale. Që në momentin që ligji i dekriminalizimit që ka hyrë në fuqi janë 670 raste të personave që janë kapur nga rrjeta e dekriminalizimit në të gjitha nivelet. Dekriminalizimi nuk ka ngjyrë, përballë tij do të jenë të gjithë të barabartë. Ne e bëjmë procesin e verifikimit paraprak të çdo individi. 

Gjithashtu, Alfred Peza foli edhe për konfliktin mes Presidentit dhe mazhorancës. Peza tha se ato që thotë Presidenti nuk janë të vërteta për kapjen e Gjykatës Kushtetuese. Ndërkohë, Peza tha se nuk ka shanse të ketë zgjedhje të parakohshme.

Alfred Peza: Ai po tenton të kapi Gjykatën Kushtetuese, me qëllim që kur ti vij radha e vendimit për shkarkimit të shpëtoi nga shkarkimi i tij si Kreu i Shtetit. Manifestimi i Presidentit është politik, nuk ka lidhje me vendimmarrjen e mazhorancës. Mazhoranca ka ngritur një Komision Hetimor, dhe nëse gjetjet do të jenë të tilla që Presidenti i plotëson të gjitha kushtet për tu shkarkuar, do ta shkarkoi por mbetet që vendimi të certifikohet në Gjykatën Kushtetuese. Zero shanse për zgjedhjet e parakohshme. PS në Kongresin e saj ka miratuar edhe programin e punës së vetë dhe ky kalendar është deri në 30 qershorin e vitit 2021, që do të thotë se atëherë do të jenë dhe zgjedhjet. 

/Ora News.tv/