Kur duhet  edhe një muaj nga starti i Botërorit të Formula 1, skuadrat po zbulojnë njëra pas tjetrës njëvendëshet me të cilat do të garojnë në këtë sezon.

Dhe në radhë është Alfa Romeo Sauber, që ka zbuluar telajon e prodhuar nga bashkëpunimi më i ri i kompanisë zvicerane në pronësi të Peter Sauber dhe kompanisë italiane Alfa Romeo.

Alfa Romeo Sauber bën një rikthim në botën e automobilizmit pas 30 vjetësh shkëputje ndërsa me modelin C37 do të garojnë pilotë si Leclerc dhe Ericsson.

/Ora News.tv/