Alessandro Florenzi "snobon" Interin e Juven për ...

Alessandro Florenzi "snobon" Interin e Juven për ...

Shuhet ëndërra e Interit për të pasur shërbimet e Alessandro Florenzi të paktën për vitin e ardhshëm. Kjo pasi mbrojtësi 27 vjeçar ka zgjatur kontratën e tij me  Romen, duke nënshkruar deri në vitin 2023.

"Roma është e kënaqur të shpallë se Alessandro Florenzi ka nënshkruar një kontratë afatgjate me klubin. 27-vjeçari, një produkt i sistemit të akademisë së klubit, ka rënë dakord për një kontratë të re që do të zgjasë deri më 30 qershor 2023."-thuhet në komunikatën për shtyp të klubit verdhekuq.

Sipas "Sky", Florenzi ka nënshkruar një kontratë që zgjat deri në vitin 2023, duke rënë dakord për një pagë prej vetëm 3 milion € për sezonin, e cila mund të jetë e mbushur me shpërblime.

Në garë për shërbimet e Florenzi ishin dy skuadrat italiane, Juventusi e Inter ndërsa në "luftë" ishte shfaqur dhe Chelsea por verdhekuqtë kanë lëvizur të gjitha kartat për të pasur sërish të tyrin italianin.


EMISIONET