Si të dalloni një alergji nga virozat gripale, ja çfarë duhet të dini

Si të dalloni një alergji nga virozat gripale, ja çfarë

Dr Erina Lazri, Pedagoge në universitetin e Mjekesise, mjeke specialiste Alergologe dhe Imunologe Klinike, ka qenë e ftuar në emisionin “Ditë e Re” në TV Ora e cila ka folur me gjatë për alergjinë, ku shumica prej njerëzve preken nga ajo gjatë stinës së Pranverës. Ajo tregon si të dallojmë një alergji nga një virozë gripi.

Erina Lazri: Pacientët me simptoma alergjike qoftë rrugëve të sipërme apo të rrugëve të poshtme aspiratore kanë ankesa  si rrjedhje të hundëve, teshtima të përsëritura, kruarje të hundëve dhe bllokim të hundëve. Gjithashtu kemi skuqje dhe kruajtje të syve dhe fytit. Ndërsa në momentin që janë të prekura edhe rrugët e poshtme atë që ne e quajmë astmë bronkiale, atëhere klinika është më e agravuar dhe kalojmë në dy patologji, ku pacientët neglizhojnë patologjinë e parë dhe kanë shumë frikë nga patologjia e dytë. Duhet marrë masa që të parandalojmë sa të jetë e mundur patologjinë e dytë, pra astmën bronkiale.

Cili është dallimi i një simptomatike alergjie dhe një virozë?

Erina Lazri: Simptomatikat e alergjisë janë të përsëritshme, kryesisht në të njëjtën periudhë të vitit, nuk shoqërohen me temperaturë, vetëm nëse kanë ndonjë infeksin shtesë viral.

Arjola Shehu: A shpëton ndonjëherë nga ato?

Erina Lazri: Patjetër që po, sot ka terapi efikase të jashtëzakonshme. Është imuno-terapia alergen specifike, të cilën vetëm në raste të rralla ku një pacient ka kundër indikacion për ta kryer këtë terapi, ndërsa në rastet e tjera është terapia kyçe, ajo që e zgjidh problemin në gjenezë. Domethënë modifikon, ndryshon përgjigjen imune duke bërë që organizmi këto substanca të mos të mos i konsiderojë më si substanca të huaja por ti tolerojë e ti pranojë ato.

EMISIONET