Aleatët e PD-së, shpresëplotë për krijimin e nënkoalicioneve brenda koalicioneve

Aleatët e PD-së, shpresëplotë për krijimin e

Aleatët nuk i kanë shuar shpresat tek PD se do të mbrojë dhe çojë në tryezën e reformës zgjedhore propozimin e bërë publik për nënkoalicione brenda koalicioneve.

Pas një takimi të aleatëve me Lulzim Bashën, kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, tha se ata janë të koordinuar dhe unifikuar me qëndrime.

Mediu: Kemi rënë dakort edhe me zotin Basha dhe përfaqësues të tjerë, do të shtrohet në tryezën e reformës zgjedhore.Nuk ka të bëjë me interes specifik të partive të vogla të koalicioneve, ka të bëjë me interes specifik për ndarjen e mandateve sipas votave që japin qytetarët shqiptarë dhe krijimin e një marrëdhënie me të drejtë brenda koalicionit që e kanë shansin si të majtë si të djathtë për ta realizuar.

Mediu tha se opozita e bashkuar, përfshirë PD-në është pro ndryshimit të sistemit. Ai që se do, tha ai, është kryeministri Rama.

Mediu: Edhe Basha dhe përfaqësues të tjerë të opozitës janë shprehur se janë për ndryshimin e sistemit. Për fat të keq kemi një reagim negativ nga PS që duhet të ruajë jo vetëm sistemin por edhe këtë situatë të papranueshme ku nuk u jepet mundësia shqiptarëve të votojnë si qytetarë që kanë të drejtë për të votuar dhe të vendosin të ardhmen e tyre.

Kryetari i Partisë Republikane  tha se vullneti i qeverisë është për të manipuluar zgjedhjet.

Kjo, tha ai, dëshmohet edhe nga refuzimi i qeverisë tranzitore.

EMISIONET