Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit vazhdon mbledhjen e firmave në Kukës

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit vazhdon mbledhjen e firmave në

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, tashmë nuk do të funksionojë vetëm si një aksion për këtë çështje.  Aktorët dhe anëtarët e shoqërisë civile të përfshirë në këtë lëvizje, do të denoncojnë çdo aferë që nënonë liritë dhe ekonominë e vendit. 

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, ka vijuar mbledhjen e firmave  për rindërtimin e e teatrit në qytetin e Kukësit.  Qytetarë të shumtë  kanë nënshkruar  peticionin në  ndërkohë që aksioni  do të shtrihet në të gjitha qytetet e vendit.  

Por aksioni I aleancës nuk do të kufizohet vetëm tek mbledhja e firmave. Regjisori,  Budina, tha se nga nesër  do të ketë   denoncime të forta për afera të ndryshme,  që  sipas tij  tejkalon Teatrin.

“Pas dhunës së datës 17 maj kemi ndërmarrë një tur dhe tashmë çështja e teatrit ka kaluar oborrin e Teatrit, pasi u shkel kushtetuta. Lufta e kryeministrit ishte rrëzimi i simbolit, ashtu sikurse paraardhësit e tij. Ne do të lartësojmë këtë model qytetarie, për tu thënë se Teatri nuk është problem vetëm i joni. Akoma nuk e kemi ngritur institucionin e protestës. Duam të zgjojmë njerëzit përmes vetëdije qytetare. Teatri ishte dëshmori parë se me çfarë pushteti kemi të bëjmë.”

Ndërsa aktori Nerital Licaj, kishte një thirrje për shqiptarët.

“E mira më e madhe këtij vendi janë shqiptarët që nuk duhen të nënshtrohen. Demokracinë nuk ta japin partitë politike, por qytetarët në shesh, ashtu sikurse bëjnë qytetarët evropianë. Po përpiqemi të ngremë një frymë popullore rreth dinjitetit njerëzor. Ata që kanë pushteti nuk duhet të na shkelin me këmbë.”

Aktori Liçaj, i cili protestoi pa ndërprerje për më shumë se dy vite e 3 muaji kundër prishjes së tetarit tha se forca popullore do të triumfojë mbi arrogancën e pushtetit.


EMISIONET