Albin Kurti: Togfjalëshit Northern-Kosovo i përdorur nga Thaçi është i gabuar dhe i dëmshëm

Albin Kurti: Togfjalëshit Northern-Kosovo i përdorur nga Thaçi

Në përgjigje të pyetjes nëse i është kërkuar që të mos ndërhyjë me ushtrinë në Veri pa lejen e KFOR, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se një kërkesë e tillë nuk i është bërë.

Kurti tha se ai nuk ka deklaruar se ka ndonjë synim që Kosova u dashka që të ndërhyjë me FSK-në në Veri të Ibrit.

Kurti shtoi se termi që ka përdorur Hashim Thaçi kur ishte kryeministër në letërkëmbimin me kreun e KFOR ishte i gabuar.

Sipas Kurtit, togfjalëshit Northern-Kosovo është i dëmshëm, sepse nuk mund të shndërrohet në nocion politik një hapësirë gjeografike, duke përmendur edhe Irlandën e Veriut.

Albin Kurti: Unë sot pata një takim me komandantin e KFOR dhe biseduam për një mori çështjesh. Unë nuk thash se do ta marr FSK-në dhe do të shkoj në Veri që ai të më thotë mua nuk bën të shkosh. Unë besoj se duhet të ketë sa më shumë ura mbi Ibër, jo vetëm fizike, por edhe ekonomike, sociale dhe kulturore, dhe besoj se çdo cep i territorit të republikës sonë i përket shteti tonë të pavarur. Unë nuk jam person i cili përdor dhunën për qëllime politike dhe jam i interesuar për sigurinë e brendshme dhe mbrojtjen e të gjithëve pa dallim. Një kërkesë e tillë mua nuk më është bërë, mbase se unë nuk deklaruar se kam ndonjë synim që Kosova na u dashka që të ndërhyjë me FSK-në në Veri të Ibrit. 

Ajo çka më ka penguar mua në atë letërkëmbim është përdorimi i togfjalëshit Northern-Kosovo , nga ish-kryeministri dhe presidenti aktual. Është e gabuar, është e dëmshme që një zyrtar dhe përfaqësues ka i lartë i Kosovës ta shndërrojë në nocion politik një hapësirë gjeografike. Nuk thotë north of Kosova, nuk thotë north of Ibër, por thotë Northen-Kosovo, thua se kemi të bëjmë me northern Ireland. Kjo është e gabuar dhe e dëmshme. Si është e mundur që në të njëjtën ditën që nënshkruhet marrëveshja 15-pikëshe, ku 6 pikat e para janë për Zajednicën, bëhet edhe një zotim i tillë i njëanshëm, të cilin, qartazi po del, se e ka kërkuar Serbia. Këto janë brenga legjitime tonat, të cilat ne i shpalosim, jo për inat të ndokujt, por për hir të ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë së vendit tonë. 

EMISIONET