Albin Kurti si Papa i Vatikanit, qytetari përkulet para tij dhe i puth këmbët

Albin Kurti si Papa i Vatikanit, qytetari përkulet para tij dhe i puth

Një qytetar në Prishtinë e ka shprehur në një mënyrë disi të pazakontë simpatinë për kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Të hënën, ndërsa Kurti pa nga afër sesi po shkon nënshkrimi i peticionit për mbajtjen e zgjedhjeve të reja në Kosovë në sheshin  e Prishtinës, ky qytetar që shikoni në video po e priste afër makinës së tij Kurtin.

Edhe pse në moshë më të thyer se Kurti, ai nuk nguroi të përkulet para tij, madje edhe duke i puthur këmbët.

Një veprim të tillë e kishim parë vetëm me Papën e Vatikanit.

Marrë shkas nga sondazhet e fundit, ish-kryeministri Kurti edhe pse qëndroi vetëm 50 ditë si kryeministër me fuqi të plotë, qeverisja e tij ka një pëlqyeshmëri të lartë në radhët e qytetarëve, 65%.


EMISIONET