Albin Kurti: Rama ka zgjedhur aleatët e gabuar në Kosovë

Albin Kurti: Rama ka zgjedhur aleatët e gabuar në Kosovë

Takimin e një dite më parë në Prishtinë mes liderve të shtetit të Kosovës dhe kryeministrit Edi Rama e ka komentuar dhe kreu i Vetëvendosjes.

Ai tha se takimet konjekturale nuk i shërbejnë kombit dhe se është koha për një bashkim kombëtar.

Nga Tirana, Kurti tha se Rama ka zgjedhur aleancat e gabuara në Prishtinë.

Kurti: Unë nuk mendoj që kryeministri i Shqipërisë është pro ndarjes së Kosovës. Por unë mendoj se ai ka zgjedhur për miq dhe bashkëpunëtorë në Kosovë njerëz të papërshtatshëm të cilët përfitojnë për vete dhe nuk e kanë në fokus as interesin kombëtar dhe as shtetin e Kosovës. Kam ardhur dje në Tiranë dhe nuk i kam ndjekur këto takime. Takimet konjekturale nuk do të mundin të na rritin shumë shpresat për të mirat e përgjithshme. 

Mendoj se edhe në Kosovë dhe në Shqipërui duhet të fillojmë tqë mendojmë dhe të përgatitemi për një "pranverë shqiptare". Në kushtet kur ekonomikisht jemi dobët dhe ushtritë i kemi pothuajse inekzistente, ndodhemi në një udhëkryq edhe kohor dhe hapësinor edhe si Ballkan edhe në vitin 2019 është e domosdoshme që populli shqiptar të shfaqet dhe të demokratizojë veten në mbrojtje të detyrës së tij kombëtare për bashkim dhe interesit të tij shtetëror për integrim europian.

EMISIONET