Alarmi pas investigimit: Në fabrikën e mishit theren lopë të sëmura

Policia polake po heton një thertore të dyshuar për trafikim të paligjshëm të bagëtive të sëmura, e cila është filmuar fshehurazi.

Zyrtari kryesor veterinar i Polonisë thotë se videoja e  transmetuarnga TVN 24, zbulon "veprimtari të paligjshme, pasi masakra kryhet me qëllim natën, në mënyrë që të shmanget mbikëqyrja zyrtare".

Në videon e denoncuar në televizionin polak, tregohen lopët e sëmura, të cilat theren më pas nga punëtorët në thertore.

Nuk është e qartë se ku ka shkuar mishi.

Denoncimi është potencialisht serioz për BE-në, sepse në vitin 2013 skandali i mishit të kalit përfshiu 16 vende.

Skandali shkaktoi kthimin e produkteve, pasi zyrtarët u përpoqën të gjurmonin mishin e dyshuar.

Vendimi erdhi pas zbulimit se etiketa e ushqimeve te shituara në Europë dhe Britaninë e Madhe kishte te shkruar mish kau, ndersa permbatja e tyre ishte nga 60%- 100 % mish kali.

EMISIONET