Alarmi nga koronavirusi, kontrolle në pikën kufitare të Qafë-Thanës

Alarmi nga koronavirusi, kontrolle në pikën kufitare të

Në Qafë Thanë Njësia e Kujdesit Vendor Pogradec është duke zhvilluar kontrolle të përditshme sa i përket personave aziatikë që kontrollohen për koronavirusin.

Mësohet se specialistët bëjnë jo vetëm kontrolle por edhe informim të udhëtarëve mbi shenjat e këtij virusi. Elona Katiraj drejtuese e Njësisë Vendore Pogradec thotë se deri më tani situata ka qenë normale dhe pa asnjë rast.

Gjatë monitorimit në Qafë Thanë një qytetar Japonez u përball me kontroll të imtësishëm, Hiroki tregon se ka dëgjuar nga lajmet për virusin.

"Problemi i virusit nuk është problem në Japoni, në kinë situata është më problem. I shoh çdo ditë lajme në Tv për situatën në Kinë, është shumë problem. Flas shpesh me familjarët e mi, ekziston një shqetësim i madh për kinën. Populli japonez po lutet për kinën. Unë disa javë i larguar, do kthehem në Mars nuk kam frikë të kthehem në vendin tim"

Masat për kontrolle do të vijojnë edhe në ditët në vazhdim deri në një urdhër të dytë nga Ministria.

EMISIONET