Alarmi i Arlind Qorit: Pronarët në fasoneri nuk u ofrojnë punonjësve sapun për duart

Alarmi i Arlind Qorit: Pronarët në fasoneri nuk u ofrojnë

Në një lidhje për emisionin 360 gradë në RTV Ora të Artur Zhejit, pedagogu Arlind Qori deklaroi se pronarët e fasonerisë kursejnë edhe sapunin për punëtorët e tyre.

Sipas tij, punëtorët në Shqipëri kanë frikë sepse pronarët mbështeten nga qeveria.

Arlind Qori: ''Punëtorët e fasonerisë dhe në përgjithësi punëtorët në Shqipëri janë aq të frikësuar sepse pronarët kanë qeverinë me vete.

Çdo pronar ka një arsenal, ka qeverinë me vete dhe i frikëson punëtorët, ne i kemi viktima dhe të infektuar para syve tanë. Po bëhet nami në Krujë, po bëhet nami gjithandej sepse nuk merren masa.

Njerëz që janë në mënyrë të krimbur të pasur kursejnë dhe sapunin për punëtorët e tyre. Ka punëtore fasonerie që tregojnë skandalin, i botojnë përditë ato, tregojnë kushtet ku punojnë si skllevër.

Nuk është vetëm në fasoneri kjo punë por edhe në miniera. Askush nuk thotë asnjë fjalë.''


EMISIONET