Akuzohet për trafik ndërkombëtar droge, ekstradohet në Itali shqiptari

Akuzohet për trafik ndërkombëtar droge, ekstradohet në Itali

Policia italiane informon se është ekstraduar sot nga Shqipëria në Itali, Artur Milaqi, 32 vjeç i arrestuar gjatë muajit shkurt në Durrës në kuadër të operacionit të koduar "Metropolis".

Akuza ndaj tij është trafik ndërkobmëtar droge nga Kolumbia në Itali.

Milaqi konsiderohet kapo i një grupi trafikantësh që transportonin kokainë nga Kolumbia në Hollandë e më pas në Itali.

Artur Milaqi organizonte kontaktet me furnizuesit e drogës në Kolumbi, gjithashtu edhe transportimin e saj përmes Hollandës në Itali.

Artur Milaqi pas mbërritjes sot në eroportin Fiumicino në Romë është transportuar drejt burgut të Breshës në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.

EMISIONET