Akuzohet për terrorizëm, Apeli konfirmon dënimin me 2 vjet burg për shqiptarin

Gjykata e Apelit në Brescia të Italisë ka konfirmuar dënimin me 2 vjet burg për 27 vjeçarin nga Kosova Gafurr Dibrani.

Lindur në Prishtinë në vitin 1992 dhe rezident prej vitesh në komunën e Fiesses në Itali së bashku me familjen, Dibrani i arrestua me 3 nëntor të 2016 me akuzën e terrorizmit ndërkombëtar dhe e përhapjes së propagandës xhihadiste.

Për arsyet e vendimit të trupës gjykuese do të duhet të presim 70 ditë, ndërkohë që kosovari mbetet në burgun e Rebibbias, ku po mbahet që prej ekstradimit nga Kosova dy javë më parë.

27-vjeçari u dëbua nga Italia vetëm 15 ditë pas arrestimit pasi  gjykata e Brescias në Itali kishte lëshuar urdhrin për lirimin e tij për mungesë të provave.

Avokati i tij, Marco Capra, përveçse kërkon lirimin ose së paku t'i japë klientit të tij pezullimin e dënimit, ka aplikuar për një masë alternative në burg.

Gjykatësi mori disa ditë për të vendosur dhe brenda pesë ditëve ai do të shpërndajë rezervën.


EMISIONET