Akuza për përdhunimin e 19 vjeçares së sëmurë, merret në pyetje i riu shqiptar

Akuza për përdhunimin e 19 vjeçares së sëmurë,

Autoritetet hetimore greke kanë marrë në pyetje të riun shqiptar Aleksandër Luka, për përdhunimin e një vajze 19 vjeçare me prapambetje mendore.

 Vajza dyshohet të jetë abuzuar seksualisht pak ditë para vrasjes së egër të studentes Helena Topaloudi nga Rodosi nga ana e të riut shqiptar dhe një 21 vjeçari grek.

Mediat greke shkruajnë se 19-vjeçari ka mohuar çdo përfshirje në përdhunimin e 19 vjeçares, ndërsa mohon që të jetë autori i vrasjes së studentes.

Shqiptar i cili është sulmuar nga të burgosurit në burgun Avlona, thotë se ishte i pranishëm gjatë vrasjes së studenteve, por ishte 21 vjeçari grek që e goditi në kokë dhe më pas bashkërisht e hodhën në det duke qenë ende gjallë.

EMISIONET