I ftuar në Ora Sport, administratori i Vllaznisë Suad Lici u shpreh se Presidenti i ekipit të Bylisit mund të shkoj në Gjykatë për sa i përket disa ndeshjeve të dyshimta në arbitrim.

Më pas vetë Presidenti i Bylisit, Besnik Kapllanaj në një lidhje direkte për emisionin Ora Sport u shpreh se këto janë akuza të rënda nga Lici dhe i bën thirrje atij se nuk ja ka fajin Bylisi e të shohë punën e vetë.

Kapllanaj: Kjo është akuzë e rëndë nga Lici. Ai nuk e di ku është në këtë moment. Por nuk është e vërtetë. Bylisi shkon në Europë. Jam shumë i sigurt sepse kemi ekip të mirë. Do provojmë edhe nga kampionati edhe nga kupa. Bylisi ka vuajtur arbitrimin. Ne jemi ekipi më i persekutuar nga gjyqtarët. Lici bën gabim nëse flet kështu, nuk ja ka fajet Bylisi, ai të shikoj punën e vetë. Unë e kam mik Licin por kjo është e papranueshme.

/Ora News.tv/