Aktori i humorit Florjan Binaj e konfirmon: Jam i infektuar me Covid-19

Aktori i humorit Florjan Binaj ka konfirimuar se është infektuar me koronavirus.

Ai ka postuar një foto në Instgram për të treguar se është pozitiv me COVID-19.

Flori tregon se per momentin nuk ka asnje simptome dhe asnje shqetesim.

Flor Binaj: Jam aq pozitiv si tip saqe dola pozitiv edhe me covid-19. Të dashur ndjekës, fansa, miq dhe mikesha, pas nje testimi rutin, fati donte që unë të qëlloja i prekur nga virusi Covid-19.U vetëizolova që para testimit dhe do qëndrojë në izolim si gjithë të tjerët deri nē pērfundim të krantinës.

Fatmirsisht nuk kam asnje simptomë dhe asnjë shqetsim dhe gëzoj shëndet të plotë.Mendova t’jua them vetë të vërtetën sesa ta lexoni nga portalet që për ndonjë klikim janē të gatshëm të shkruajnë çdo gjë! Mē vjen keq që do mungoj këto 2 javët e fundit të sezonit të Portokallisë por skam ç’bëj…


EMISIONET