Aktorë e aktivistë protestë për Teatrin. Manjani: Mund të kërkojmë mbrojtje ligjore

Aktorë e aktivistë protestë për Teatrin. Manjani: Mund

Teksa shoqëria civile duket se e ka humbur betejën për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, nga ana ligjore ka ende shpresë. Avokat, Spartak Ngjela dhe ish-Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani thonë se në lidhje me këtë çështje mund të kërkohet mbrojtje ligjore.

"Pranoni dekretin dhe rrëzojeni njëherë e mirë këtë çmenduri antikushtetuese. E gjithë nisma e qeverisë për prishjen e teatrit është një nga shkeljet më të qarta të Kushtetutës së vendit tonë".

Protesta e aktorëve dhe aktivistëve të shoqërisë civile këtë të enjte u zhvendos para Kryesisë së Kuvendit, aty ku deputetë të mazhorancës rrëzuan dekretin e Presidentit Ilir Meta për Teatrin.

Ligjin e cilësuan çmenduri kushtetuese, ndërsa theksuan se nuk do të lejojnë shembjen e Teatrit Kombëtar.

Por teksa protestat deri më tani nuk kanë mundur ta ndalin mazhorancën ti hapë rrugë ndërtimit të Teatrit të ri, duket se nga ana ligjore ka ende shpresë.

Ngjela: Ka një hapësirë, prapë gjykatës duhet ti drejtohen. Që të pezullojë ligjin deri në një gjykatë fakti, deri sa të dalë Gjykata Kushtetuese.

Manjani: Bie dakord me idenë e Spartak Ngjelës që mund të kërkohet dhe një mbrojtje gjyqësore. Por ka dy probleme. Së pari, trupa gjyqësore sot është nën panik dhe kërcënim total nga qeveria. Së dyti, duhet të shohim se çfarë ndodh juridikisht, cili është mjeti që do të duhet të përdoret për ta ndaluar këtë gjë.

Protesta për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar zhvillohet prej 5 muajsh, ku aktorët kanë bërë thirrje vazhdimisht për mbajtjen gjallë të vlerave historike dhe kulturore që kjo ndërtesë përfaqëson.

Por teksa në Teatrin Eksperimental shfaqjet vijojnë, sezoni i ri nuk ka hapur dyert e Teatrit Kombëtar, në sallat e se cilit nuk zhvillohet asnjë shfaqje.

EMISIONET