Aktivisti: Shqiptarët po shpronësohen edhe nga rrugët....

Aktivisti: Shqiptarët po shpronësohen edhe nga rrugët....

Aktivisti nga Organizata Politike, Klodi Leka i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, tha se shqiptarët po shpronësohen nga të gjitha burimet.

Pjesë nga debati: 

Leka: Kategoria e parë janë inxhinierët, kategoria e dytë janë njerëzit me zanat dhe pjesa e tretë janë njerëzit e periferive të thella, të cilat hipin mauneve për të kërkuar një jetë më të mirë. Ka tre arsye themelore. E para është kriza ekzistenciale. Një qytetar i ndershëm nuk ka besim për të ndërtuar një jetë dinjitoze. Arsyeja e dytë, është procesi i shpronësimi politik dhe ekonomik. Jemi në mesin e një procesi kapitalist që po e shpronëson qytetarin nga burimet ekonomike. Kemi shpronësim prej të drejtave themelore si e drejta për shëndet, punë, pension dinjitoz. Madje, kemi edhe shpronësim prej rrugës. Nëse nuk do të kesh 5 euro nuk do të shkosh në Kukës. Arsyeja e tretë është humbja e besimit, tek qeveria, intelektualët.


EMISIONET