I ftuar në emisionin ''Ekopolitikë'' në ''RTV Ora'' nga gazetari Besart Kadia, avokati Spartak Ngjela komentoi aktakuzat për krime lufte dhe njerëzimit të ngritura ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.

Sipas Ngjelës, Thaçi duhet të ishte më i matur dhe mos të bënte politikë afruese me akuzatorin që është Serbia.

Spartak Ngjela: ''Ne nuk i dimë faktet se pse e akuzojnë. Thaçi që e dinte që ishte rreth kësaj duhej të ishte më i matur. Nuk duhet të ishte me një politikë afruese ndaj akuzatorit. Ai kërkonte të bënte politikë afruese me akuzatorin. Akuzatori është Serbia në këtë moment. Akuzat e shqiptarëve nuk janë marrë parasysh askund.''

/Ora News.tv/