I ftuar në “360gradë” nga RTV Ora, profesori Lisen Bashkurti tha se prokuroria speciale dhe gjykatat e krijuara mund të jenë një nga mekanizmat për të pastruar politikën e Kosovës

Bashkurti: Ky është thelbi i gjithë debatit tani. Institucionet e drejtësisë po ndëshkojnë politikanët. I pari është mekanizmi moral, ai i dorëheqjes kur e sheh se ka një perceptim negativ dhe kjo është shkalla e lartë kulturës politike.

E dyta, është rrotacioni politik që është më i ngadaltë dhe pastron politikën. Kjo kërkon disa parakushte që të ketë klimë të mirë politike.

Dhe rruga e tretë, kur nuk funksionojnë dy të parat, janë gjykatat. Dhe nuk është çudi që prokuroria speciale dhe gjykatat e krijuara mund të jenë një nga mekanizmat për të pastruar politikën e Kosovës, i cili ka probleme me drejtësinë ndërkombëtare. 

/Ora News.tv/