U aksidentua në Bulgarec të Korçës, ndërron jetë shoferi i furgonit të Postës shqiptare, arrestohet shoferi i makinës tjetër

U aksidentua në Bulgarec të Korçës, ndërron jetë

Ndërron jetë i plagosuri në aksidentin e ndodhur ditën e sotme në Bulgarec.

Shoferi i furgonit të Postës Shqiptare nuk ka mundur t'u mbijetojë plagëve të marra në trup.

Gjatë transportimit drejt Tiranës ai ka mbërritur i pajetë në spital.

Viktima është Kristi Plluska, 35 vjeç.

Aksidenti në afërsi të fshatit Bulgarec të Korçës, ku dy mjete janë përplasur, një prej tyre furgon i Postës Shqiptare.

35-vjeçari Kristi Plluska mbeti i bllokuar në automjet dhe u desh ndërhyrja e zjarrfikësve për ta nxjerrë atë nga automjeti i aksidentuar.

Policia arrestoi dhe drejtuesin e mjetit tjetër, shtetasin me iniciale N.S. banues në Korçë.

"Arrestimi i tij u bë pasi në afërsi të fshatit Bulgarec, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip "Benz", është përplasur me mjetin tip "Volkswagen", me drejtues shtetasin K. P., 39 vjeç, banues në Korçë dhe për pasojë është dëmtuar ky i fundit, i cili u transportua për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë, ku ka ndërruar jetë" - njoftojnë uniformat blu.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor".

EMISIONET