Aksidentoi për vdekje këmbësorin në Pogradec, në kërkim i riu nga Lezha

Aksidentoi për vdekje këmbësorin në Pogradec, në

Një ditë pas aksidentit rrugor në Pogradec ku humbi jetën një i moshuar, policia ka vënë në pranga një nga dy pasagjerët në mjet, teksa ka shpallur në kërkim  drejtuesin dhe një pasagjere femër.

I arrestuari është Ervin Seitllari, 40 vjeç, banues në Pogradec, ndërsa në kërkim janë   shtetasi K.M 28 vjeç, banues në Ishull-Shëngjin dhe shtetasja O.Ç 25 vjeçe, banuese në fshatin Gurras.

Aksidenti u shënua të mërkurën në unazën e qytetit të Pogradecit. Policia thotë se shtetasi K.M, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen Polo” me targë AA718SN, ka aksidentuar me pasojë vdekje shtetasin J.S, 83 vjeç, banues në Pogradec, këmbësor në rrugë.

Pasagjerë në këtë mjet kanë qenë shtetasi Ervin Seitllari dhe shtetasja O.Ç, 25 vjeçe, banuese në fshatin Gurras, të cilët nuk kanë kallëzuar krimin.

Policia thotë se gjatë kontrollit të mjetit të lartpërmendur, në sediljen e pasme të tij u gjet çanta personale e kësaj shtetaseje, brenda së cilës kishte një thikë të cilën kjo e fundit e posedonte pa lejen e organeve përkatëse.

Nga ana e Policisë po punohet për kapjen e tyre dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Largimi nga vendi i aksidentit”, “Moskallëzimi i krimit” “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga nenet 290, 273, 300 dhe 279 të Kodit Penal.



EMISIONET