Aksidentoi të miturin teksa lëvizte me biçikletë, pranga 37-vjeçarit në Durrës

Aksidentoi të miturin teksa lëvizte me biçikletë, pranga

Një 37-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Durrësit pasi aksidentoi një 9-vjeçar teska po lëvizte me biçikletë.

I mituri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin:

''A. D., 37 vjeç, banues në fshatin Likmetaj, Durrës, pasi ka aksidentuar shtetasin e mitur E. Gj., 9 vjeç (biçiklist), i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve'', informon policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor".

(Foto ilustruese)

EMISIONET