Aksidentohet për vdekje kalimtarja, drejtuesi i "Volksvagen" kapet me kokainë

Aksidentohet për vdekje kalimtarja, drejtuesi i "Volksvagen"

Një 56 vjeçare ka humbur jetën mëngjesin e sotëm pasi u përplas nga një automjet "Volksvagen" në zonën e Laprakës në Tiranës.

Policia bëri me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:20, në rrugën e "Dritan Hoxha", ku ka humbur jetën këmbësorja me iniciale L.D. e cila ka humbur jetën pak momente pas përplasjes.

Policia thotë se ka arrestuar shtetasin Edmond Goxhaj, drejtuesi i mjetit që shkaktoi ngjarjen e rëndë, të cilit i është gjetur edhe lëndë narkotike.

"Nga kontrolli i ushtruar në mjetit është gjetur dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 0.8 gramë me gjithë ambalazhin lëndë e dyshuar e llojit kokainë", sqaron policia.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.

EMISIONET