Aksidentohet prefekti i Korçës, kërcënon me burg punonjësit e mirëmbajtjes së rrugës

Aksidentohet prefekti i Korçës, kërcënon me burg

Prefekti i Korçës, Dhori Spirollari është përfshirë në një aksident mbrëmjen e së premtes, në aksin nacional Korçë-Pogradec në afersi të fshatit Vloçisht. Mësohet se në aksident janë përfshirë tre mjete, një prej të cilave me targa të huaja.

Njëri nga këto automjete ka qenë i prefektit, por që drejtohej nga shoferi i tij. Prefetki Spirollari, i cili ishte pasagjer në një nga mjetet, sipas burimeve në vendin e ngjarjes kishte konsumuar alkool dhe ka debatuar ashpër me drejtuesit e mjeteve të tjera.

Ndonese rruga ka qene e pastruar nga bora prefekti ka kërcënuar personat e mirëmbajtjes me burg për mospastrim të rrugës. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të bërë vlerësimin e dëmeve. Prefekti po udhëtonte nga Korça në drejtim të Tiranës.

 

EMISIONET