Aksidentohet Dajana Shabani, në makinë edhe vajza 3 vjeçare

Aksidentohet Dajana Shabani, në makinë edhe vajza 3 vjeçare

Aksidentohet Dajana Shabani, në makinë edhe vajza 3 vjeçare

Moderatorja e ‘Dite e Re’ në Ora News është aksidentuar dje (e shtunë, 22 qershor 2019) rreth orës 12 të mesditës,në autostradën Tiranë-Durrës, km i parë, teksa ngiste makinën e saj, tip fuoristradë.

Gjatë rrugës, mësohet se Dajanës i pritet rruga nga një makinë, tip audi, shoferi i së cilës duket se nuk e pa fare makinën e prezantueses, në të djathtë të tij.

Audi drejtohej nga një djalë rreth 22 vjeç dhe në makinën e Dajanës ndodhej edhe vajza e saj 3-vjeçare dhe një mikeshë e moderatores.

Për të shmangur përplasjen me makinën tjetër, sipas vetë fjalëve të prezantueses, ajo del nga rruga duke u përplasur kështu disa herë me pengesat anash saj.

Sipas Dajanës dhe dëshmitarëve prezente, ka qenë menaxhimi me kujdes i makinës nga ana e moderatores, ai që ka bërë të mundur shmangien e tragjedisë, pasi frenimi do kishte qenë fatal.

Fatmirësisht, asnjë nuk ka pësuar lëndime, përveç makinës së prezantueses, e cila është dërguar më pas për riparim.

A.H.

EMISIONET