Aksidentohet autobusi në Institut, 5 pasagjerë marrin lëndime

Aksidentohet autobusi në Institut, 5 pasagjerë marrin lëndime

Një aksident rrugor është shënuar mbrëmjen e sotme në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:45, në segmentin rrugor Institut-Bathore, ku drejtuesi i një autobusi të linjës së transportit publik ka humbur kontrollin e  mjetit dhe për pasojë mjeti êshtë përplasur me bordurën e rrugës.

Si pasojë janë lënduar pa probleme për jetën  5 pasagjerë, të cilët po marrin ndihmën e parë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë  të rrethanave të ngjarjes.

EMISIONET