Aksidenti tragjik në Velipojë, askush nuk guxon t'i thotë të vërtetën nënës së mjerë

Katër ditë pas aksidentit tragjik në Shkodër ku humbën jetën katër pjesëtarë të familjes Preka, nëna e tre fëmijëve të ndjerë ende nuk e ka marrë vesh lajmin tragjik. Ajo ndodhet e shtruar në Spitalin e Shkodrës jashtë rrezikut për jetën.

Sot u përcoll për në banesën e fundit në Velipojë edhe fëmija i tretë i gruas, vajza 10 vjeçare.

Në meshën për këtë ngjarje të rëndë, famulltari i Velipojës dom Marjan Gega se askush nuk mund t'i tregojë të vërtetën 37 vjeçares Evisa Prekës.

Dom Marjan Gega, famullitar  i Velipojës: Kërkon fëmijët e vet në spital, nuk kupton pse burri i saj që e donte aq shumë nuk ka shku me e vizitu tek spitali. Jeta duke të rrejtë sepse nuk dina me ta tregu sepse askush prej nesh nuk e merr guximin, jena duke të rrejt siç është e rrejshme kjo jetë. Jena duke të rrejtë duke u tregu të padrejtë. Na nuk kena më fjalë, unë s'kam më fjalë.

Familja Preka humbi 4 të afërmit e saj dhe sot ka përballë një tjetër sfidë më të vështirë, ti tregojë të vërtetën e hidhur Evisës, që humbi fëmijët dhe bashkëshortin.

EMISIONET