Ora News ka arritur të sigurojë pjesë të dëshmisë së shoferes e cila shkaktoi aksidentin tragjik të ndodhur paraditen e djeshme (8 gusht) në Kodër Kamëz.

 Nga aksidenti humbi jetën Ramazan Ishni i cili po lëvizte me biçikletë dhe një vajza 7 vjeçe, ndërsa në spital ndodhen nëna dhe motra e vogël, 6 vjeçe e vajzës që vdiq.

Ndaj Rozina Kolecit 38 vjeçe është firmosur arresti dhe pritet të dalë në gjyq për vlerësimin e sigurisë

Nga dëshmia dhënë grupit hetimor mësohet se 38 vjeçarja "ka ngatërruar frenat me gazin".

Fillimisht është përplasur e biçikletën më pas me furgonin e bardhë dhe më pas me nënën dhe  dy vajzat, 6 dhe 7 vjeçe që ndodheshin në trotuarin e vogël në mes të rrugës. 29 vjeçarja Valbona Ndreu dhe dy vajzat e saj kanë dashur të kalonin në anën tjetër.

 Pas veprimeve hetimore është vërtetuar se gruaja nuk ka qenë as nën efektin e alkoolit dhe as duke ecur me shpejtësi.

Nena dhe e bija ne spital

Burime nga Spitali i Traumës bëjne me dije se gjëndja shëndetësore e vajzës dhe e nënës është stabël.

Të dyja po ndiqen intensivisht. Mjekët thonë se të dyja e kanë kaluar rrezikun për jetën megjithatë sërish mbeten të rezervuar dhe sa i takon gjëndjes së tyre shëndetësore.

Dje vajza e vogël E.N. 6 vjeçe i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale. 

Lexoni më shumë: Tragjike në Tiranë, përplasen nga makina: vdes çiklisti dhe 7 vjeçarja, rëndë nëna e vajza tjetër

Njoftimi i policise

Më datë 08.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasja R. K., vjeçe 38, banuese në Kamzë, me pasi rreth orës 08:40, në Kamzë, në rrugën e “Shkodrës”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar me pasojë vdekjen biçiklistin R. I., vjeç 57, banues në Tiranë, më pas është përplasur me mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin K. Ll., vjeç 31, banues në Tiranë dhe ka aksidentuar këmbësorët V. N., vjeç 36 dhe fëmijët me iniciale E. N., dhe E. N., vjeçe  8 dhe 6, ku për pasojë është aksidentuar më vdekje fëmija me iniciale E. N., vjeçe 8, kurse V. N., dhe E. N., ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Nenet 290/3 i Kodit Penal. 


/Ora News.tv/