Aksident në Milot, avokati përplas makinën e policisë

Aksident në Milot, avokati përplas makinën e policisë

Një avokat është shpallur në kërkim nga policia pasi shkaktoi një aksident me pasojë plagosjen e tre personave pranë kryqëzimit të Milotit, në rrugën e Kombit.

Autovetura e cila drejtohej nga avokati, ka goditur mjetin e policisë së Kurbinit që ndodhej duke patrulluar në Rrugën e Kombit.

si pasojë e aksidentit mësohet se ka mbetur i plagosur vetë avokati dhe dy efektivët e rendit që ndodheshin në detyrë në momentin e ngjarjes.

Pas aksidentit avokati i identifikuar me inicialet A. Lleshi është larguar nga vendngjarja ndërsa policët e kanë pasur të pamundur ta ndjekin.

Për këtë arsye ai është shpallur në kërkim ndërsa dy efektivët kanë marrë mjekimet e nevojshme, pranë spitalit në Laç.

autoritetet lokale thanë se ngjarja ka ndodhur rreth orës   02.30 të mëngjesit, teksa forcat e policisë që u goditën nga makina e avokatit ishin në patrullim në rrugën e Kombit në kuadër të masave shtesë gjatë fundjavës.

Mësohet se hetimet për aksidentin janë marrë në dorë nga task forca e policisë rrugore.

Nuk dihet ende cili ka qenë shkaku i manovrimit të gabuar nga ana e avokatit që ka sjellë goditjen e fortë ndaj automjetit të policisë.

 

EMISIONET