Aksident në Elbasan, shikoni si ka përfunduar makina

Aksident në Elbasan, shikoni si ka përfunduar makina

Një 22 vjeçare mbeti e plagosur si pasojë e një aksidenti të frikshëm në rrugën Elbasan-Peqin.

Vajza, e identifikuar si Alba Kume, udhëtonte si pasagjere në këtë makinë tip "Ford", që përfundoi e përmbysur në mes të rrugës pas aksidentit.

Makina e drejtuar nga një 22 vjeçar, me iniciale A.M.,  banues në Elbasan u përplas me një tjetër mjet që drejtohej nga një  53 vjeçar me iniciale B.T., nga Librazhdi.

Sipas burimeve, makina tip ‘Benz-i’ ka qenë duke parakaluar një maune, ndërkohë nga pas ka ardhur edhe makina tjetër ‘Ford’.

Drejtuesi i veturës nuk ka arritur të kontrollojë shpejtësinë dhe për pasojë mjetet janë përplasur.

Por aksidenti mund të kishte pasoja fatale në rast se drejtuesi i mjetit tip “Benz” nuk do të nxirrte makinën jashtë rruge.

Vajza u dërgua me urgjencë në spitalin e Elbasanit ku burimet mjekësore thanë se është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë drejtuesit e dy makinave të përfshira në aksident nuk patën dëmtime serioze.

Rruga Elbasan-Peqin është një prej akseve më problematike në qarkun e Elbasanit.

Në muajin shtator, 4 gra humbën jetën si pasojë e një aksidenti të ngjashëm në këtë aks.

EMISIONET