Aksidenti me 1 të vdekur në Korçë, pranga shoferit që bëri parakalim të gabuar

Aksidenti me 1 të vdekur në Korçë, pranga shoferit që

Policia e Korçës ka vënë në pranga Daniel Hykën, i cili dyshohet se është shkaktari i aksidentit në afërsi të fshatit Leshnicë, ku një person humbi jetën dhe 4 të tjerë u plagosën.

Sipas policisë, Daniel Hyka dyshohet se ka bërë parakalim të gabuar dhe për pasojë është përplasur me mjetin tip Golf, ku udhëtonte familja me 5 anëtare nga Kamza.

Nga aksidenti mbeti i vdekur drejtuesi i mjetit, shtetasi Agron Qamo dhe u plagosën 4 te tjerë, mes tyre edhe vetë Hyka.

Një prej të plagosurve rëndë është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë.

EMISIONET