Përplasen dy makina në "Porcelan", 2 kalimtarë vdesin pranë vijave të bardha

2 janar 2020! Viti ri Ri nis me viktima si pasojë e aksidenteve në rrugë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:15 në rrugën "Xhanfize Keko" në Tiranë, ku dy kalimtarë kanë humbur jetën.

Nga raportimet e para, gazetarja e Ora News, Keti Banushi informon se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa kembesoret ndodheshin pranë vijave të bardha.

Burimet bëjnë të ditur se viktimat këmbësorë të rastësishëm, ndërsa policia ka shoqëruar dy drejtuesit e dy automjeteve. 

"Mjeti me targë AA544 SX, me drejtues shtetasin  Etjon Lazri, është përplasur me mjetin me targë AA 758 YZ, me drejtues shtetasin Edmond Murati, dhe për pasojë janë aksidentuar me pasojë vdekje dy këmbësorë, Erion Balla 36 vjeç dhe Hidajete Salliu, 72 vjeçe",  thuhet në njoftimin e policisë.

Drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar ne polici për  veprime te mëtejshme, ku njeri prej tyre shtetasi Etjon Lazri  është dërguar ne spital për ndihme mjekësore.

Grupi hetimor vijon veprimet, po këqyr kamerat përreth vendit te aksidentit për te përcaktuar shkakun e aksidentit, ku paraprakisht dyshohet për parakalim te gabuar te njërit prej mjeteve.



EMISIONET