Aksident në Vlorë, makina përplas rëndë këmbësoren

Aksident në Vlorë, makina përplas rëndë

Një aksident është regjistuar në Vlorë, në rrugën transballkanike, pranë rrethrrotullimit tek Omonia.

Nga Vlora gazetari i RTV Ora, Edi Ruçi raporton se  një automjet i tipit “Benz 220” me targa Tr6136U ka përplasur një të moshuar rreth 75-vjeçe.

E moshuara sapo kishte blerë ushqimet në dyqan dhe po kalonte rrugën për të shkuar në shtëpi.

E plagosura mësohet se është në gjendje kritike për jetën, ndërsa policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të saj.

EMISIONET