Aksidente në Durrës, Vlorë dhe Krujë, 1 viktimë, 3 të plagosur

Aksidente në Durrës, Vlorë dhe Krujë,  1 viktimë, 3

Një viktimë dhe 3 të plagosur rëndë ishte bilanci i aksidenteve rrugore të regjistruara gjatë kësaj të hënë në Durrës, Vlorë dhe Krujë

Një grua rreth 53 vjeçe e identifikuar vetem me inicialet T. R humbi jetën në orët e mëngjesit pasi u përplas nga një makinë në afërsi të Urës së Dajlanit në Durrës.

Ajo mori plagë të rënda dhe ndërroi jetë në spital, ndërsa policia shoqëroi drejtuesen e mjetit.

Ndërkohë, dy persona u aksidentuan rëndë në autostradën Vlorë-Levan pasi makina me të cilën udhëtonin u përplas me një mjet të mirëmbajtjes së rrugëve dhe u përmbys.

Të dëmtuarit u dërguan në spitalin e Vlorës, por gjendje e tyre është e rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.

Dyshimet e para janë se mjeti po udhëtonte me shpejtësi të lartë

Ndërkohë një grua mbeti e plagosur rëndë pasi 3 makina u përfshinë në një aksident në aksin Fushë Krujë-Milot

Gruaja, u soll me urgjencë në spitalin e Traumës

Dyshimet e para janë se aksidenti u shkaktua nga një makinë që hyri në rrugën nacionale nga një rrugë dytësore.

EMISIONET