Një përson mbeti i plagosur rëndë, pasi motoçikleta me të cilen udhetonte u përplas nga një automjet. 

Aksidenti ndodhi mesditën e së premtes (3 korrik) në superstradën Lezhë-Shkoder, pranë fshatit Balldre. 

Një foristrad përplasi një motoçikletë dhe më pas goditi dhe një automjet tjeter. Për pasojë mbeti i plagosur rëndë drejtuesi i motoçikletës i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë, nga ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. 

Përplasja ka qenë e fortë, çka e dëshmon dhe dëmtimet e shumta që ka pësuar foristrada. Rrethanat dhe shkaqet e këtij aksidenti mbeten ende të paqarta, ndërsa policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes nisi hetimet.

/Ora News.tv/