Tre të plagosur në dy aksidente në Lushnje dhe Korçë

Tre të plagosur në dy aksidente në Lushnje dhe Korçë

Shpejtësia e lartë dhe një parakalim i gabuar shkaktoi dy të plagosur në një aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnje.

Dy makina u përplasën në afërsi të fshatit Dushk mëngjesin e sotëm.

Për pasojë drejtuesit e dy mjeteve mbetën të plagosur, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa dëmet materiale ishin të konsiderueshme.

Aksidenti shkaktoi edhe trafik në këtë aks

Dy ditë më parë një i ri humbi jetën dhe tre të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një aksidenti në rrugën Lushnje-Fier, po për shkak të shpejtësisë dhe shkeljes së rregullave të qarkullimit.

Ndërkohë një 28 vjeçar mbeti i aksidentuar në mes të Korçës.

Ai po udhëtonte me bicikletë në kohën kur u përplas nga makinë tip Benz.

I riu u dërgua në spital jashtë rrezikut për jetën.  Policia e mberritur në vendin e ngjarjes shoqëroi drejtuesin e mjetit dhe po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

EMISIONET